Kaos në Madrid, arbitri jep të kuq e penallti, më pas i anulon të gjitha me VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 22:32

Kaos në Madrid, arbitri jep të kuq e penallti, më pas i anulon të gjitha me VAR

Një episod i çuditshëm ndodhi në fundin e pjesës së parë mes Realit të Madridit dhe PSG, që zhvillohet në Champions mbrëmjen e sotme.

kurtuaa

Pas një faulli të Kurtua ndaj Ikardit, arbitri Artur Dias akordoi faull jashtë zonës, edhe pse ajo ishte brenda saj. Arbitri i tregoi edhe kartonin e kuq portierit belg të Realit.

Por, ai u thirr më pas në VAR, dhe duke parë të gjithë aksionin, anuloi çdo vendim të tij, pasi vuri re një faull ndaj Marselos në mein e fushës, ndërkohë që ky rast shkaktoi edhe shumë polemika në fushën e blertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"