Kanë eliminuar 10 kampionë të Europës, Siti “preja” e fundit e madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 13:47

Kanë eliminuar 10 kampionë të Europës, Siti “preja” e fundit e madrilenëve

Gjashtë herë kampion i Europës… pasi eliminoi kampionin e Europës në fuqi. Kjo është ajo që Reali i Madridit ka arritur gjatë historisë së kompeticionit më të lartë kontinental. As më shumë e as më pak. “Los blancos” janë kampionët e vërtetë të këtij turneu.

real madrid

Deri më tani, madrilenët janë përballur me fituesin aktual të Ligës së Kampioneve në 13 raste: në dhjetë prej tyre kanë mundur kampionet e Europës në fuqi, dhe në gjashtë nga këto dhjetë raste ata përfunduan duke ngritur lart, fillimisht (1966, 1998, 2000, 2002, 2014 dhe 2022. Ndërsa janë në garë për të fituar një tjetër trofe në Champions, pasi kanë eliminuar Sitin kampion në fuqi dhe në gjysmëfinale do të përballen me Bajernin e Mynihut.

Hera e parë që Madridi eliminoi një kampion në fuqi ishte në sezonin 1963-1964. Madrilenët mundën Milanin, i cili ishte shpallur kampion në vitin 1963 pasi mposhti Benfikën (2-1). “Los blancos” u mundën në finale nga Interi. Dy vite më vonë, në vitin 1966, Reali eliminonte Interin kampion në fuqi në gjysmëfinale, për të shkuar të fitonte trofeun kundër Partizanit të Beogradit.

Dy herët e ardhshme në vitet ’70, madrilenët ranë në Amsterdam përballë Ajaksit (1973) dhe Bajernit (1976), të dyja në gjysmëfinale. Në vitet ’80 ata eliminuan kampionë si Porto (1987-1988) dhe PSV-ja (1988-1989). Në vitin 1990 u eliminuan kundër Milanit. Më pas arritën sukseset e mëdha në vitet 1998, 2000, 2002, 2014 dhe 2022, ku duke eliminuar kampionen e Europës në fuqi ata fituan vetë trofeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"