Kamza i hap krahun Vllaznisë, gola dhe estradë për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 23:43

Kamza i hap krahun Vllaznisë, gola dhe estradë për të gjithë

Kjo e djeshmja ishte ndoshta një prej javëve më të parashikueshme të këtij kampionati në Superiore. Por, i kaloi më shumë pritshmëritë dhe na riktheu disa vite mbrapa, kur ndeshjet e kampionatit ishin shumë të parashikueshme dhe fituesit diheshin disa ditë përpara. Takimet e djeshme ishin në kufijtë e qesharakes me ekipe që fitojnë pa djersitur fare, gola që shënohen me lehtësinë më të madhe dhe llogari që dalin sipas parashikimeve.

Kategoria-Superiore-2018

Nga lufta për mbijetesë te skuadrat që synojnë Europën, takimet e djeshme ishin shumë të dyshimta. Në fund, disa trajnerë refuzojnë të flasin, ndërsa të tjerë mundohen prej javësh që të justifikojnë humbjet që “mbajnë erë”.

MBIJETESA – Ajo që ra më shumë në sy ishte humbja e Kamzës me Laçin. Edhe pse skuadra e kamzalinjve luante për dy rezultate, barazimin dhe fitoren, nuk arrin asnjë prej tyre. Edhe pse u pa deri-diku një lojë e luftuar, Kamza la shumë për të dëshiruar përsa i përket agresivitetit dhe asaj që tregoi në fushë

kamza laci Mjafton të shohësh që përpara se të shënonin golin e barazimit, skuadra kishte bërë vetëm një gjuajtje në portë. Nga ana tjetër, Kukësi tregohet jashtëzakonisht dashamirës me Vllazninë. Skuadra shkodrane, që po kalon ditët e saj më të vështira, e detyron Kukësin të vihet në vështirësi të mëdha në një takim ku Vllaznisë i duhej medoemos fitorja.

Kukesi-Vllaznia

Teuta siguron matematikisht mbijetesën në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa shkatërron pa mëshirë Lushnjën, a thua se do të nxjerrë inatin e pikëve që i ka marrë skuadra verdhejeshile gjatë këtij kampionati. Teuta nuk ka habitur fare gjatë këtyre javëve, pasi ka fituar me thjeshtësi përballë ekipeve më të mira të kampionatit si Skënderbeu, Kukësi apo Partizani.

33095507_1431726936972649_6617412527066185728_o

EUROPA – Luftëtari luan ndeshjen e fundit në shtëpi dhe siguron një fitore shumë të lehtë përballë Skënderbeut. Bluzinjtë marrin 3-pikëshin e nevojshëm për pjesëmarrjen në Europë, ndërsa i bëjnë “qokën” Souesë, i cili shënon dhe vazhdon të udhëheqë listën e golashënuesve. Korçarët që janë shpallur kampionë vazhdojnë të humbasin, duke pësuar disfatën e 4-t në pesë takimet e fundit.

Luftetari-Partizani

Dikush mund të thotë se edhe Barcelona u mund nga Levante apo Bajerni i Mynihut pësoi katër gola në sfidën e fundit të kampionatit, por është shumë e vështirë që të gjesh sot një ekip kampion në Europë, që ka pësuar katër humbje në 5 ndeshjet e fundit.

Paradoksi i madh ndodh në Vlorë, aty ku Flamurtari paguan gjobën prej 5 milionë lekësh për të luajtur me tifozë ndeshjen ndaj Partizanit, ndërsa në fushë luan me të rinj dhe për më tepër i dorëzuar përballë të kuqve. Ky është kampionati i kohëve të fundit dhe kjo ishte java më emblematike për të parë se si përcaktohen verdiktet e sezonit.

flamurtari partizani

LLOGARITË – Të mërkurën luhet java e fundit e kampionatit, ndërsa skuadrat kanë nisur të bëjnë llogaritë finale. Në Laç, kurbinasit që luftojnë për Europën, do të përballen me Teutën, e cila e ka siguruar tashmë mbijetesën dhe nuk ka më asnjë objektiv.

partizani vllazniaa

Partizani dhe Kamza kanë një sfidë finale me të kuqtë që kërkojnë Europën, ndërsa kamzalinjtë luftojnë për mbijetesë. Në Lushnjë, Luftëtarit i mjafton një pikë për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në Europë, ndërsa Skënderbeu pret të pësojë humbjen e radhës me Vllazninë. Ndërsa KukësiFlamurtari do të jetë praktikisht një miqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"