Kamza Basket fiton trofeun e parë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2012 | 11:49

Kamza Basket fiton trofeun e parë në histori

VLLAZNIA – KAMZA BASKET 67-82
(16-27, 23-18, 11-20, 21-17 )
VLLAZNIA: Markovski, Bekteshi, Ndoja, Bërdiça, Kovaç. (U aktivizuan: Gjoka, Taraboshi, Shestani, Xhexhaj e Huti.) Trajner: B. Gjeçaj
KAMZA BASKET: Gjonaj, Domi, Karaj, Bilali, Hysenagolli. (U aktivizuan dhe Sërbo, Lllazani, Fishta, Gjoka, Talelli, Selimaj, Fasllija.) Trajner: A. Muhametaj
GJYQTARËT: G. Çiçi, E. Hoxhaj, M. Kasemi

Kamza Basket është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Dje, në ndeshjen finale të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e Muhametajt ka mundur finalisten tjetër, Vllazninë e Shkodrës, me rezultatin e thellë 67-82. Skuadra e kamzalinjve fiton të parin trofe në 50 vite të konkurrimit të saj në një kompeticion të tillë. Ishte 26 tetori i vitit 1962, kur KS Dajti konkurronte për herë të parë në kategorinë e parë të basketbollit shqiptar. E që nga ai vit, asnjëherë kamzalinjtë nuk e patën fituar një trofe të tillë. Kamza Basket ishte skuadër shumë më e mirë se Vllaznia dhe në fund me plot meritë iu gëzua titullit të parë të saj në këtë kompeticion të rëndësishëm për basketbollin shqiptar.
Ndeshja Ka nisur mjaft e fortë dhe me rivalitet, veçse shumë shpejt kamzalinjtë kanë dalë në lojën e tyre, ku vlen të përmendet loja e bukur e kapitenit Bilali, i cili shënon dy herë radhazi dy trepikësha që bëjnë shkëputjen e tyre. Ata e kanë përfunduar periodën e parë në favor 16-27. Në të dytën janë shkodranët ata që dalin në lojën e tyre. Në këtë periodë shkëlqen Berdiça që ka shënuar 2 trepikësha. Kështu, Vllaznia ka fituar në periodën e dytë 23-18 dhe pjesa e parë është mbyllur 39-45, me një diferencë të ngushtë prej 6 pikësh. Pjesa e dytë ka nisur me një mobilizim total të skuadrës së Vllaznisë, e cila shumë shpejt e ngushton diferencën në 3 pikë. Por kamzalinjtë me të mrekullueshmin Bilali e rimarrin veten duke krijuar dhe shkëputjen. Hysenagolli, Karaj dhe Gjonaj nuk falin duke shënuar rresht pa gabuar. Ndërsa shkodranët, nga ana e tyre, bëjnë gabime në finalizimin e aksioneve e kështu Kamza Basket ka fituar dhe periodën e tretë 11-20. Perioda e fundit ka një fillim të mirë për shkodranët, të cilët shënojnë 2 herë radhazi me anë të Taraboshit. Duhet përmendur se me futjen e tij ka ndryshuar shumë dhe loja e tyre. Ndërsa kamzalinjtë nuk mendojnë edhe aq për sulmin, sesa për t’u mbrojtur e për të ruajtur diferencën e pikëve. Në 5 minutat e fundit shkodranët tregojnë shenja lodhjeje. Gjithsesi Kamza Basket, megjithëse e ka humbur këtë periodë, i është gëzuar epërsisë së krijuar në tri periodat e tjera.

Adem Muhametaj
Tekniku i Kamzës, Adem Muhametaj, pas fitimit të trofeut tha: Është një gëzim i madh për ekipin kamzali që kurorëzohet me të parin trofe. Ne kemi synime edhe për dy trofetë e tjerë. Ky do të jetë viti i sukseseve të këtij ekipi. Në bashkëpunim me sponsorin gjeneral, që është bashkia, kemi arritur të krijojmë grupin e me këtë grup ne arritëm suksesin”.

Afrim Bilali
Kapiteni i Kamza Basket, Afrim Bilali, u shpreh: “Është një fitore e merituar. Falënderoj të gjithë djemtë për këtë fitore të mrekullueshme dhe tani në prag të festave u urojmë të gjithëve një vit të mbarë. Skuadra në këtë sezon ka tepër kualitet, ndaj kemi besim se në fund do të arrijmë të kurorëzohemi kampionë. Te paktën fitorja e kupës është një ogur i mirë”.

LIBRI I ARTË
Kupa e Shqipërisë/Meshkuj
1951 PARTIZANI
1952 GARNIZONI I TIRANËS
1956 DURRESI
1957 VLLAZNIA
1958 VLLAZNIA
1960 PARTIZANI
1961 17 NENTORI
1962 17 NENTORI
1963 17 NENTORI
1965 LOKOMOTIVA
1966 VLLAZNIA
1967 VLLAZNIA
1968 VLLAZNIA
1969 17 NENTORI
1970 PARTIZANI
1971 17 NENTORI
1972 PARTIZANI
1973 17 NENTORI
1974 DINAMO
1975 PARTIZANI
1976 PARTIZANI
1977 17 NENTORI
1978 PARTIZANI
1979 DINAMO
1980 PARTIZANI
1981 VLLAZNIA
1982 PARTIZANI
1983 PARTIZANI
1984 PARTIZANI
1985 VLLAZNIA
1986 DINAMO
1987 PARTIZANI
1988 17 NENTORI
1989 PARTIZANI
1990 PARTIZANI
1991 DINAMO
1992 DINAMO
1993 DINAMO
1994 VLLAZNIA
1995 PARTIZANI
1996 VLLAZNIA
1997 STUDENTI
1998 VLLAZNIA
1999 DINAMO
2000 TIRANA
2001 TIRANA
2002 TIRANA
2003 VALBONA
2004 VALBONA
2005 VALBONA
2006 VALBONA
2007 TIRANA
2008 TIRANA
2009 TIRANA
2010 STUDENTI
2011 TIRANA
2012 KAMZA BASKET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"