“Kampionati mund të luhet me dy faza”, Demollari: Mund të bëhet ndryshim në këtë moment që ndodhemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 22:47

“Kampionati mund të luhet me dy faza”, Demollari: Mund të bëhet ndryshim në këtë moment që ndodhemi

Ish-futbollisti i Dinamos dhe Shqipërisë Sulejman Demollari shprehet se ka ardhur koha që qeveria dhe klubet e Kategorisë Superiore.
demollariiiiii

Në studion “Sport News Plus” të “News 24”, ish-trajneri i Shqipërisë shtoi se ka ardhur që të reformohet i gjithë sporti në Shqipëri, jo vetëm futbolli.

“Në opinionin tim, jemi të vonuar. Zgjidhja e çështjës duhet të bëhet një reformë ligjore. Tani ka ardhur momenti që kemi arritur në këtë pikë. Nuk është përplasje e qeverisë me ekipet e Superiores. Nuk është vetëm për futbollin, por për të gjithë sportet, sa më shpejt të bëhet reforma aq më mirë do të jetë për të gjithë. Ka ardhur koha të bëhemi si Europa. Kemi shembullin shumë të mirë Kosovën. Si Kosova mund t’i zgjidhim gjërat më të thjeshta. Të ndihmojmë dhe futbollin dhe sportin e fëmijëve. Unë e thashë, jam për zgjidhjen, ka ardhur momenti të ketë marrëveshje qeveria me Ligën.

Patjetër për momentin sjell këtë vështirësi të ndeshjeve, sigurisht që ka një zgjidhje. Edhe fillimi që shpresoj të vijë sa më shpejt. Shpresoj që me konferencën e përbashkët të kryetarit të Ligës Libohova dhe deputetit Ylli të vijë zgjidhja .Edhe kryeministri si ish-sportist do ta ketë merak zgjidhjen e bojkotit. Edhe me dy faza mund të përfundojë kampionati.

Që të ketë ligj, duhet të ketë një arsye. Ju sjell një rast që m’u kujtua. Mançini e filloi si trajner pa liçencë, federata nxori ligj që trajneri të fillonte punë dhe të merrte licencë në një kohë tjetër. Edhe për këtë moment mund të bëhet. Kudo që mund të shkojmë mund të bëhet me dy faza”, u shpreh ish-futbollisti Demollari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"