“Kamberi ka probleme me dokumentacionin”, Salihi: Ja pse Bare dhe Hysaj nuk u preferuan në formacionin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 20:27

“Kamberi ka probleme me dokumentacionin”, Salihi: Ja pse Bare dhe Hysaj nuk u preferuan në formacionin titullar

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi foli para sfidës ndaj Andorrës për mikrofonin e “RTSH”, teksa zbuloi disa detaje tepër të rëndësishme për këtë përballje.

bandicam 2019-11-14 20-23-12-920

“Ka qenë shumë e vështirë, opinioni dhe njerëzit janë marrë me Francën dhe stadiumin e ri. Kundërshtari do të jetë shumë i vështirë. Ja ka bërë jetën e vështirë Turqisë dhe Islandës. Disa lojtarë kanë pasur dëmtime të lehta. Për momentin grupi është i plotë dhe nuk ka shqetësim. Jemi munduar të përqëndrohemi te ruajtja e qetësisë dhe të shfrytëzojmë sa më shumë krahët. Shpresoj që tia arrijmë.

Bare dhe Hysaj? Janë zgjedhje teknike të trajnerit për të treguar që çdo lojtar është i rëndësishëm dhe tiu jepet mundësia lojtarëve të tjerë. Nuk janë diferencat e mëdhaja. Pak nga të gjitha ka arritur në këtë përfundim. Dëshira ishte që Kamberi të ishte gati që këtë ndeshje. Dëmtimi dhe puna e dokumentacionit janë zgjatur më tepër.

Sulmuesit? Jemi munduar që psikologjikisht të jenë gati. Do të kenë hapësira të vogla. Është e sigurt që një moment secili do ta ketë”, u shpreh Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"