Kamarata rikthehet në stol, Allmuçës i afrohet një post te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 13:29

Kamarata rikthehet në stol, Allmuçës i afrohet një post te Dinamo

Entuziazëm te Dinamo pas fitores me Besëlidhjen dhe ndryshimet në presidencën e ekipit. Atmosfera para ndeshjes me Veleçikun është mjaft pozitive dhe në “Reshit Rusi” pritet rezultat pozitiv. 

dinamo

Trajneri Kamarata rikthehet në detyrë, pasi drejtuesit kanë rivendosur emrin e tij si trajner i Dinamos, por surpriza qëndron në vendimin e tyre për t’i afruar ish-trajnerit Igli Allmuça postin e skautit të klubit, pra të zbuluesit të talenteve. Tani pritet përgjigjja e Allmuçës, që e ka drejtuar Dinamon sezonet e fundit. Administratori i ri i Dinamos, Ermal Barushi, ka konfirmuar se ka folur me ish-trajnerin Allmuça për rolin e skautit.

Ndaj Veleçikut kryeqytetasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, me qëllim që të kapin mesin e renditjes. Trajneri Kamarata e ka skuadrën të plotë, pasi edhe sulmuesi Vilfor Hysa është gati. Klubi ka vendosur transport falas për tifozët që duan ta ndjekin ekipin në Shkodër. Drejtuesit po punojnë që organizimi të jetë sa më i mirë në çdo aspekt. Ata kanë biseduar edhe me lojtarët për rëndësinë e ndeshjes me koplikasit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"