Ka merkaton e bllokuar, por Laçi pret sulmues të ri për pjesën e dytë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2024 | 22:23

Ka merkaton e bllokuar, por Laçi pret sulmues të ri për pjesën e dytë të sezonit

 Laçi është një nga pesë klubet e Superiores që e ka të bllokuar merkaton për shkak të vendimit të FIFA-s.

LACI

Mirëpo, deri më 31 janar që është edhe afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve në këtë periudhë të transferimeve, shanset janë të mëdha që drejtuesit të zgjidhin këtë çështje madhore. Mësohet se po bëhen tentativa për të zhbllokuar situatën, duke gjetur marrëveshje për borxhin që klubi ka ndaj një ish-futbollisti (emri nuk bëhet i ditur) që ka fituar gjyqin në FIFA.

Deri më tani në skuadër është afruar mbrojtësi i majtë, Indrit Prodani, i cili u aktivizua në miqësoren me Vllazninë. Në momentin që do të zhbllokohet merkatoja, do të bëhet edhe federimi i tij.

Klubi pret që të afrojë edhe një qendërsulmues, i cili do t’i bënte konkurrencë anglezit Ronald Sobouale, i cili ka qenë titullar fiks në pjesën e parë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"