Juventusi studion tjetër “treg”, bardhezinjtë kërkojnë shkëmbim lojtarësh me PSG-në, shkak mund të bëhet…Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 19:12

Juventusi studion tjetër “treg”, bardhezinjtë kërkojnë shkëmbim lojtarësh me PSG-në, shkak mund të bëhet…Alegri

Pasi Juventusi nuk po arrin të bindë Artur Melon apo ndonjë futbollist tjetër të Barcelonës për t’u transferuar në Torino, mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi një destinacion të ri të “Zonjës së Vjetër” në merkato.
Alegri
Sipas “Le 10 Sport” (Francë) dhe “Sport” (Spanjë) Juventusi po tenton të blejë në tregun e PSG-së. Sipas zërave të shumtë, kampionët e saposhpallur të Francës do të drejtohen nga Masimiliano Alegri dhe tekniku italian mund të marrë me vete në Paris Miralem Pjaniçin.
2-4
Në këtë mënyrë, Juventusi kërkon ta shfrytëzojë këtë okazion për të kryer një shkëmbim me PSG-në. Nga ekipi i PSG-së kanë dalë disa emra që mund të luajnë sezonin e ri me Juven: mbrojtësi Markinjo dhe Marko Verati.

Italiani është ndjekur prej vitesh nga drejtuesit e Juventusit dhe nëse Alegri merr frenat e PSG-së, Verati mund të shkëmbehet kokë më kokë me Pjaniçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"