Juventusi në krizë,“varet” te shtyllat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 23:10

Juventusi në krizë,“varet” te shtyllat

Nëse Masimiliano Alegri kishte shkaktuar shumë reagime, duke shfaqur kënaqësi për barazimin me Atalantën në shtëpi, duke nënvizuar se kishte fituar një pikë kundër Bolonjës, pas ditës së djeshme ka humbur dy pikë të tjera ndaj kuqebluve dhe tani situata është më shumë se serioze.

3931775-79868268-2560-1440

Përshkrimi i kësaj periudhe dhe jo vetëm i ndeshjes me Bolonjën, por i të gjithë muajit e gjysmë, nënvizon se bardhezinjtë kanë bërë 7 pikë në 8 ndeshje, një mesatare që nuk mbahet mend prej vitesh dhe padyshim me e ulëta e epokës “Alegri”. Hera e fundit që Juventusi kishte shfaqur një rendimenti kaq të dobët është ai mes janarit dhe marsit 2011, sezoni i Luixhi De Neri, një mesatare për rënie nga kategoria.

MESATARE RËNIEJE – Dhe nuk është vetëm një mënyrë të thënie sepse barazimi 1-1 në Torino me Xhenoan evidenton momentin më shumë sesa negativ, prej 0.875 pikë për ndeshje, një e treta e pikëve dhe mesatares së 21 javëve të para të kampionatit prej 2.47 pikësh për ndeshje.

Shkurt, Juventusi është në rënie të lirë dhe të gjitha peshat e kësaj periudhë tashmë rëndojnë mbi Masimiliano Alegrin, përfshirë këtu edhe faktin se sjellja e fundit e Dushan Vlahoviçit tregon se diçka i ka shpëtuar nga dora trajnerit dhe tashmë pasojat janë ato që të gjithë njohin. Për më tepër, ka edhe një faktor Federiko Kieza, i vrarë në fytyrë për zëvendësimin, por mbi të gjitha për arsyen pse as ai dhe as sulmi bardhezi papritur është fikur prej kohësh dhe nuk shënon më, me përjashtim të Dushan Vlahoviçit, që dje iu desh të linte fushën me karton të kuq, prej një nervozizmi të tepruar ndaj arbitrit. Një moment që konfirmon të gjithë periudhën negative që jetohet në Torino, të cilën nuk e justifikojnë as dy shtyllat e goditura gjatë lojës.

Dhe tani është një krizë e thellë, e cila nuk dihet se kur do e ketë fundin, duke menduar se duelin e radhës e kanë me Lacion dhe mbi të gjitha kanë humbur terren të frikshëm nga skuadra e pestë në renditje, që i kërcënonte për zonën Champions…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"