Juventusi në krizë, çudit Alegri: Kam premio në kontratë për fitoren e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 19:53

Juventusi në krizë, çudit Alegri: Kam premio në kontratë për fitoren e Champions

Juventusi duket i mallkuar në Ligën e Kampioneve, duke i shkuar shpesh afër trofeut pa e fituar atë, por Masimiliano Alegri nuk fshihet teksa deklaron se objektivi mbetet i njëjtë, triumfi në këtë aktivitet, pavarësisht nëse në fund skuadra do t’ia dalë apo jo.

alegri

Para sfidës ndaj Çelsit, tekniku ka zbuluar se ka një klauzolë në kontratën e tij për premio në rast triumfi në aktivitetin më të famshëm për klube në Europë.

“Sigurisht që e kam, çdokush ka ambicie, çdokush ka dëshirë. Nesër do të luajmë kundër kampionëve të Europës, do të jetë një natë e jashtëzakonshme pavarësisht mënyrës se si do të përfundojë. Do të nevojiten entuziazëm, dëshirë dhe emocione për të luajtur këto ndeshje. Kjo të shtyn të bësh gjëra të jashtëzakonshme, të gjithë duhet të punojmë për të bërë maksimumin.

Të fitosh Ligën e Kampioneve, kampionatin. Vetëm kështu mbërrihet në majë. Jo të thuash “kalojmë grupin dhe të shohim”. Asgjë, Dëshira jonë është të arrijmë në finale. Nuk e di nëse ia dalim, por është një objektiv që duhet të sigurojmë. Njëlloj edhe për titullin, kjo është ajo që bën diferencën. Është dëshira, ambicia për të qenë në një skuadër të madhe. Nuk mund të fitosh çdo vit, sepse janë edhe të tjerët, por të fitosh është e jashtëzakonshme. Megjithatë, ky është objektivi”, tregoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"