Juventusi merr një tjetër goditje të madhe, UEFA përgatit përjashtimin nga Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 11:40

Juventusi merr një tjetër goditje të madhe, UEFA përgatit përjashtimin nga Kupat e Europës

Juventusi po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Pas heqjes së pikëve për plusvalencat, torinezët presin të hënën vendimin përfundimtar ndërkohë që së fundmi ka dalë në pah një tjetër akuzë për sa i përket mos deklarimit të pagave gjatë periudhës së COVID.

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-LOGO

Të gjitha këto, kanë marrë vëmendjen e UEFA dhe në Nion janë duke monitoruar situatën e Juventusit. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë shpresën që të marrin një dënim me më pak se 10 pikë, gjë e cila do ta lejonte të merrte pjesë në Europë.

Megjithatë, UEFA është në pritje. Në bazë të vendimeve që do të merren në Itali, do të ndërhyjë edhe UEFA. Në Itali nuk e përjashtojnë mundësinë që UEFA të bëjë gati përjashtimin e Juventusit nga Kupat e Europës për këtë sezon, si pasojë e parregullsive që ka pasur. Kjo do ta bënte dënimin me 10 pikë të pavlefshëm sepse klasifikimi nuk do të merrej për bazë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"