Juventus, kundër Lacios mungojnë gjysma e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 11:13

Juventus, kundër Lacios mungojnë gjysma e golave

Juventusi është i detyru ar që t’i japë një shqelm të fortë krizës, në mënyrë që të rinisë rrugëtimin e tij drejt blindimit të zonës së Ligës së Kampioneve, pasi kanë humbur tashmë prej 3 javësh edhe vendin e dytë. Rikthimi në turneun më të rëndësishëm për klube, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i pasur në termat ekonomikë, është një detaj që duhet të nxisë bardhezinjtë të reagojnë, pasi në 8 ndeshjet e fundit kanë mundur që të grumbullojnë vetëm 7 pikë nga 24.

juve

Gjithsesi, të shtunën në transfertën e “Olimpikos” nuk do të jetë aspak e lehtë dhe jo vetëm sepse sa herë që lojtarët kthehen pas pauzës së kombëtareve ka gjithmonë të papritura, por edhe fakti që Juventusi ka dërguar më shumë lojtarë se Lacio nëpër kombëtaret e të gjithë botës, mund të ndikojë jo pak në ndeshje (13 lojtarë ka dërguar Juventusi dhe vetëm 8 Lacio). Gjithsesi, kur bëhet fjalë për Juventusin, çdo fundjavë është një ankth në vetvete, sepse nëse nuk ka dëmtime ka skualifikime, por në rastin e Lacios një e dhënë është vërtet e frikshme. Në këtë rast do të ketë edhe të dënuar për kartonë, por edhe nga ata që janë në infermieri dhe nuk dihen se kur do të rikthehen.

Por dy më të rëndësishmit janë Dushan Vlahoviç dhe Arkadiuzh Milik, i pari do të mungojë për kartonë, tjetri për probleme fizike. Por çfarë është më e rëndësishmja, këta dy futbollistë janë ata që kanë shënuar gjysmën e golave të Juventusit deri tani në kampionat (21 nga 44), konkretisht 15 Vlahoviç dhe 6 Milik, ose e thënë ndryshe, 2/3-at e golave të repartit sulmues në total (21 nga 31). Kjo do të bëjë që trajneri Alegri të mund të mbështetet vetëm te Kieza, 7 gola deri tani, Jildiz 3 gola dhe Ken ende në kuotën zero, i vetmi që nuk është zhbllokuar nga reparti ofensuiv. Dhe për “Kontin Maks” do të jenë zgjedhje të vështira për t’u marrë përballë Lacios, ku fitorja këtë herë është më shumë sesa një nevojë jetike…

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"