Juventus dhe Fiorentina nisin “gjuetinë” për talentin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 20:55

Juventus dhe Fiorentina nisin “gjuetinë” për talentin shqiptar

Sulmuesi 16 vjeçar i Kombëtares U-17, Brijan Ibrahimi po kalon një formë të shkëlqyer në Itali me ekipin e moshave të Breshias.Ibrahimi

Talenti i Ibrahimit ka ngjallur interes për klube me emër si: Fiorentina, Juventus dhe Kievo, të cilët dëshirojnë ta kenë pjesë të akademisë shqiptarin që është në menaxhim të Sokol Haxhisë.ibrahimiiii

Lajmi për këtë interesim ndaj Ibrahimit është bërë publik nga mediat italiane. Për nga stili i lojës, në Itali shqiptarin e krahasojnë me suedezin Zllatan Ibrahimoviç. Në të kaluarën ai ka qenë dhe pjesë e Pro PIaçensës në Lega Pro.

Brijan Ibrahimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"