Justifikohet portieri Halilaj: Goli i parë ishte faull, tek i dyti më mungonte fushëpamja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 16:18

Justifikohet portieri Halilaj: Goli i parë ishte faull, tek i dyti më mungonte fushëpamja

Kamza ka pësuar dy gola në ndeshjen e djeshme, ndërkohë që portieri Halilaj ka sqaruar momentin e ndëshkimit për herë të parë, ku është shprehur se duhet të kishte një goditje dënimi në favor të tij.

kamza kukesi plaku1

“Në golin e parë nuk e preka fare lojtarin e Kukësit, i cili u përplas tek unë dhe duhet të ishte goditje dënimi në favorin tonë, pasi ishte lojtari kundërshtar ai që më ka goditur”, ka sqaruar Halilaj. Ndërsa te goli i dytë, ku edhe pse nga distanca, portieri kamzali ka sqaruar duke thënë: “Te goli i dytë kisha të bëja me një gjuajtje, ku topi rrotullohej dhe kisha shumë futbollistë përpara. Më mungonte fushëpamja dhe nuk arrita të shikoj në momentin që shkoi në rrjetë”, mbylli Halilaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"