Jurgen Klop zbulon gjithçka: Alison Beker rikthehet për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 18:14

Jurgen Klop zbulon gjithçka: Alison Beker rikthehet për…

Jyrgen Klop ka zbuluar se sa kohë do duhet që Alison Beker të kthehet në aksion për Liverpulin. Portieri brazilian ka qenë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë që nga humbja 3-1 ndaj Arsenalit më 4 shkurt.

1384584231.0

Portieri i dytë i Liverpulit, Kaoimhin Kelleher, ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer në mungesë të Alisonit, ku “reds”-at fituan Kupën Karabao dhe nuk humbën asnjë ndeshje në atë kohë. Megjithatë, me skuadrën në një betejë të ashpër për titullin, në “Anfield” presin me padurim që numri 1 i tyre të kthehet në fushë. Disa tifozë me fat të Liverpulit ishin në gjendje të flisnin me trajnerin Klop gjatë një turneu në qendrën e tyre stërvitore “AXA” në Kirkbaj dhe e pyetën gjermanin se sa kohë do të kalojë derisa Alison të rikthehet mes shtyllave. Kur u pyet nga një tifoz “si është Alison?” gjermani u përgjigj: “Dy e gjysmë deri në tre javë. Nuk ka mbetur shumë kohë”. Nëse Alison mungon tre javë, atëherë ai do të humbasë ndeshjet kundër Brajtonit, Shefilld Junajtidit, Mançester Junajtidit, Atalantës dhe Kristal Palasit.

Liverpuli renditet në vend të dytë, por me pikë të barabarta me kryesuesit e Arsenalit pas 28 javësh, ndërsa Mançester Siti i ndjek me një pikë më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"