Jurgen Klop vendos se çfarë do të ndodhë me Mario Balotelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2016 | 12:05

Jurgen Klop vendos se çfarë do të ndodhë me Mario Balotelin

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i ka mbyllur përfundimisht dyert e këtij klubi për Mario Balotelin.

Baloteli prezantohet te Liverpuli

“Mario nuk bën më pjesë në planet e klubit, kam folur shumë hapur me të. Në këtë moment të karrierës nuk ka kuptim që të luftojë për një vend në formacion me katër sulmues të tjerë që janë para tij”, u shpreh trajneri gjerman i klubit anglez.

“Do të ketë ndonjë klub në qarkullim që është i lumtur të mirëpresë Marion. Ne duam që ai të kthehet sa më parë sulmuesi që ishte para dëmtimit. Talenti është, për këtë nuk ka askush dyshime. Është e qartë që nevojitet sa më parë një zgjidhje për të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"