Josa vlerëson barazimin me Partizanin: Ja dy ndeshjet që do përcaktojnë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2016 | 21:49

Josa vlerëson barazimin me Partizanin: Ja dy ndeshjet që do përcaktojnë titullin

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, e quajti rezultat pozitiv barazimin 1-1 me Partizanin në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së hënës në “Qemal Stafa”.

Untitled-13Në një prononcim pas ndeshjes, Josa tha ekipi i tij ka ndryshuar, por objektivat janë të njëjta.

“Kemi ndryshuar shumë si natyrë. Ne kemi pas lojtarë të tillë që kishin lojtarë të tillë loje, si Berisha apo Olainka, por ne do të dalim atje ku ne kërkojmë.

Rezultati i sotshëm na jep një farë përparësie. Barazuam me një rival direkt dhe nëse do ta kishim humbur këtë ndeshje diferenca do të ishte me një pikë”,-deklaroi ai për “Supersport”.

Duke folur për mundësitë që Skënderbeu ka për fitimin e titullit, trajneri tha se ndeshja me Teutën dhe Flamurtarin, do të jenë decizive për përcaktimin e fituesit.

“Lufta vazhdon. Partizani nuk heq dorë kollaj sepse i ka hyrë punës në fillim të vitit shumë të mbarë. Ndeshja me Durrësin dhe Vlorën, do të jenë shumë kyçe për vazhdimësinë e kampionatit”,-tha Josa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"