Jo vetëm Marselon, Juventusi piketon dhe mbrojtësin tjetër të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:03

Jo vetëm Marselon, Juventusi piketon dhe mbrojtësin tjetër të Realit

Juventusi po e merr seriozisht çështjen e transferimit të mbrojtësit të krahut të djathtë të Real Madridit Ashfraf Hakimi.

hakimi

Sipas “Calciomercato”, bardhezinjtë nuk besojnë më te Matia De Shiljo dhe Danilo, të cilët kanë pësuar dëmtime të shpeshta gjatë periudhës së fundit. Ndërkohë, marokeni Hakimi, i cili luan prej dy sezonesh i huazuar te Borusia Dortmundi, është më i ri dhe ofron më freski në fazën sulmuese.
Megjithatë, Reali planifikon ta rikthejë në skuadër për sezonin e ardhshëm, dhe drejtuesit e Juventusit tashmë duhet të negociojnë me palën madrilene ose menaxherin e lojtarit.

Ashraf Hakimi kërkohet dhe nga Çelsi e PSG-ja. Nga ana tjetër, Juventusi dëshiron sërish të tentojë të blejë Marselon e Realit, i cili thuajse nuk figuron si titullar i teknikut francez Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"