Jo vetëm Juventusi, nga UEFA e pëson edhe Çelsi për shkak të… ish-presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 12:15

Jo vetëm Juventusi, nga UEFA e pëson edhe Çelsi për shkak të… ish-presidentit

UEFA nuk ka toleruar shkeljet e “Fair Play Financiar” duke ndëshkuar Juventusin dhe Çelsin. Për bardhezinjtë, dënimi ishte i ashpër që rezultoi me gjobë dhe përjashtim nga Europa, ndërkohë që Çelsi ia ka hedhur pak më lehtë.

celsi

Londinezët janë ndëshkuar me një gjobë në vlerën e 8.6 milionë paundëve për shkak të shkeljeve që kanë bërë. Këto shkelje rezultojnë në kohën kur klubin e kishte ende në pronësi Roman Abramoviç, duke pasur informacion të mangët financiar në deklarimin e shpenzimeve.

Transferimet e pa deklaruara zyrtarisht datojnë mes viteve 2012 deri në vitet 2019, ndërkohë që gjoba për klubin shkon në 8.6 milionë paund, ose e konvertuar në 10 milionë euro. Për shkak të pozitave të ulëta në kampionat, Çelsi nuk do të jetë pjesë e Europës për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"