“Jemi një familje”, Martini: I dimë mundësitë tona me Granadën, na duhen 2-3 përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 22:45

“Jemi një familje”, Martini: I dimë mundësitë tona me Granadën, na duhen 2-3 përforcime

Trajneri i Teutës Edi Martini foli pas fitores së Superkupës së Shqipërisë me Tiranën. Tekniku shkodran u shpreh se çelësi i suksesit të ekipit të tij është ekzistenca si familje. 

Edi Martini
Në lidhje me përballjen me Granadën në raundin e dytë të Ligës së Europës, Martini theksoi se nuk do të dëshironte ekipin spanjoll, por Steaua Bukureshtin ose Apollon Limasolin.

Për sa i përket kampionatit, shkodrani pranoi se Teuta ka nevojë për 2-3 përforcimi, sidomos për mesfushën ku ka pak alternativa.

“Çelësi i suksesit të Teutës – Jemi një, jemi bërë një familje jemi të gjithë bashkë, ky është çelësi i suksesit.

Granada – Me thënë të drejtën, ishte e vetmja që s’doja të na binte. Çfarë të bëjmë, futbolli kështu e ka. Ka për të qenë një eksperiencë e mirë për ne. Ndeshjen në Durrës e kemi, fillon kampionati pastaj dhe duhet të fokusohemi aty. Ju e dini mundësitë reale tona.

Kë do të preferonte – Do të preferoja edhe pe Steauan edhe me Apollon Limasolin. Po të kishim luajtur në Durrës, do të kishim shanse për kualifikim. Një ndeshje teke është  është, do të bëjmë hyzmetin, megjithëse e dimë kë kemi përballë.

Merkato – Kemi nevojë për përforcime, them në mesfushë, sepse kemi vetëm Aleksin dhe Avdylin në qendër qendër të mesfushës. Na duhen 2-3 përforicme . Duhet të merremi me pozicionin bosh që na ka lënë Kallakun, sepse fillon së shpejti kampionati”, përfundoi trajneri i Teutës Edi Martini.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"