Java e fundit e Kategorisë Superiore, ja përballjet dhe objektivat e skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 19:24

Java e fundit e Kategorisë Superiore, ja përballjet dhe objektivat e skuadrave

Java e 36-të e Kategorisë Superiore do të ul siparin e sezonit 2017-2018 me ndeshjet që do të zhvillohen ditën e mërkurë në orën 17:00.

kategoria superiore trofeu

Partizani-Kamza dhe Skënderbeu-Vllaznia janë 2 sfidat me më shumë interes ku do të vendoset edhe mbijetesa. Ndërkohe Luftëtarit i duhet një pikë për të siguruar vendin e tretë, ndërsa Laçi me një fitore në shtëpi ndaj Teutës, hipotekon, vendin e 4-t, që do të thotë pjesëmarrje në Europë. Sfida mes Kukësit dhe Flamurtari luhet për qejf.

Të mërkurën, ora 17:00

Partizani-Kamza

Skënderbeu-Vllaznia

Kukësi-Flamurtari

Laçi-Teuta

Lushnja-Luftëtari

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"