Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot, njihuni me dy ndeshjet që luhen në të njëjtën orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 8:40

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot, njihuni me dy ndeshjet që luhen në të njëjtën orë

Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet sot, me dy sfidat e fundit që do të luhen në orën 18:00.

superiore

Skënderbeu pret Tiranën, një ndeshje direkte për të dyja skuadrat, që kërkojnë zonën “Final 4”, me vendasit që janë 1 pikë para bardhebluve. Fitorja e secilës do ta afronte me katërshen e skuadrave më të mira.

Po në orën 18:00 do të luhet edhe sfida Ezerni-Egnatia. Shijakasit kanë zgjedhur “Arenën e Demave” për këtë ndeshje. Erzeni kërkon t’i ikë vendit të parafundit, ndërsa rrogozhinasit kanë shansin për t’u arratisur në krye të renditjes.

NDESHJET E SOTME

SKËNDERBEU-TIRANA 18:00

ERZENI-EGNATIA 18:00

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"