Java e 13-të e Kategorisë së Dytë, sfida të “nxehta” në të 2 grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2018 | 9:25

Java e 13-të e Kategorisë së Dytë, sfida të “nxehta” në të 2 grupet

Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme javën e 13-të të saj. Në të dy grupet situata është mjaft e nxehtë për sa i takon kreut të renditjes. Në grupin A, të gjithë skuadrat që nga vendi i 6-të e sipër kanë mundësi të marrin kreun. Sfida e javës është ajo mes Tërbunit dhe Sopotit, që aktualisht ndodhen në vendin e parë dhe të dytë. Luzi 2008 do të ndeshet në transfertë me Adën, ndërsa Gramshi do të presë Kukësin B. Sfidë interesante është ajo mes Tiranës B dhe Vllaznisë B, ndërkohë që Internacionali pret Partizanin B.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Në grupin B 3 skuadra luftojnë për kreun. Shkumbini kryesues do të ndeshet në transfertë me Termin. Devolli udhëton për në Tepelenë, ndërsa Maliqi për në Skrapar. Albetroli i vendit të katërt ndeshet me Delvinën. Sfidat e tjera jnë Memaliaj-Naftëtari, Butrimti-Përmeti dhe Gramoci-Këlcyra. Të gjitha takimet do të startojnë në 14:00. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:

kat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"