“Jam i kënaqur me barazimin”, Nica është optimist për Kukësin: Po rritet loja e ekipit nga ndeshja në ndeshe, por nuk janë ku dua unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 22:32

“Jam i kënaqur me barazimin”, Nica është optimist për Kukësin: Po rritet loja e ekipit nga ndeshja në ndeshe, por nuk janë ku dua unë

Trajneri I Kukësit, Stavri Nica, është shfaqur i kënaqur për barazimin pa gola përballë Teutës dhe faktin që ka marrë 4 pikë në dy transferta në dy ndeshjet e fundit.

bandicam 2023-09-27 22-20-40-904

“Sigurisht që të dy ekipet luftojnë për pikë. Por unë jam i kënaqur me barazimin si erdhi loja. Në pjesën e parë ne ishim pak vonë në kohë në të gjithë fazat. Ishim vonë në organizimin e lojës dhe kapjen më lart të kundërshtarëve. Luajtëm poshtë, kjo më shqetësoi. Por në pjesën e dytë ishte diçka më ndryshe, skuadra me e shkurtër, luajti sulmin e shpejtë deri diku mirë,

Ekipi ka filluar të marr një formë skuadre në veprime. Por ajo që më shqetëson është që duhet të jemi më të qartë taktikisht e të përmirësohemi. Ka probleme në marrje pozicioni, në zotërimin e topit, nguten, nuk janë futur ende në rrjedhën e duhur që më pëlqen mua të kampionatit. Ndeshje pas ndeshje po tregojmë që krijohet stabilitet e sigurie, ndaj çdo kundërshtari.

Besoj dhe lojtarët gjithashtu, por gjithmonë ju e dini farë mirë që ka vend për përmirësim, për të punuar. Por kampionati do pikët, duhet të tregohemi pak më pragmatistë se pikët janë të vështira. Unë besoj te skuadra.

Shpresojmë të vijnë në gjendje lojtarët dhe të kemi mundësinë për t’i përdorur. Rashiti vjen nga dëmtimi dhe diskutohet që niveli i tij është shumë i mirë, sulmues me vlerë. Shpresojmë të plotësojë sa më shumë minuta dhe pastaj të mendojmë të jemi sa më ofensivë. Po mundohem njëherë të zgjidh problemin fizik, po nuk zgjidhëm problemin e plotësimit të minutave, duhet të mendojmë pak më poshtë.

Sigurisht jam shumë i kënaqur me pikët. Megjithatë, njeriu nuk kënaqet asnjëherë, sa më shumë aq më mirë”, tha Nica për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"