Ivan Balliu, rekord i ri me Vajekanon në elitën e futbollit spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 21:55

Ivan Balliu, rekord i ri me Vajekanon në elitën e futbollit spanjoll

Rajo Vajekano është një ndër ekipet e La Ligës ku aktualisht luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

balliuu

Skuadra spanjolle ka vendosur një rekord sa i përket klubit të tyre. Në këtë sezon, Vajekano ka arritur ta mbajë për 11 ndeshje portën e paprekur, një numër i cili nuk është kapur ndonjëherë më parë. Padyshim për këtë meritë ka edhe Balliu, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

32-vjeçari këtë vit ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, ndërsa Vajekano renditet në vendin e 16-të, duke grumbulluar 30 pikë deri tani, konkretisht 6 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje në total.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"