“Ishim spektatorë, pa strategji”, Peço pas humbjes me Kilin: Ndeshje shumë e dobët, sot pamë regres të ekipit kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:54

“Ishim spektatorë, pa strategji”, Peço pas humbjes me Kilin: Ndeshje shumë e dobët, sot pamë regres të ekipit kombëtar

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, e ka parë humbjen ndaj Kilit si një hap mbrapa të kuqezinjve në raport me të kaluarën e tyre.

bandicam 2024-03-22 22-51-47-266

“Ishte një ndeshje shumë e dobët të them të drejtën. Një ndeshje që të lë një shije jo të mirë, duke patur parasysh atë çfarë kemi parë nga ky ekip sa u përket rezultateve. Sot jo vetëm rezultati, por as loja nuk ishte në nivelin e duhur.

Ishim gjithë kohës me një kohë vonesë me kundërshtarët, shumë flegmatikë, aspak dinamikë në veprime. Nuk kishte strategji të caktuar, thjesht ishim spektatorë dhe më tepër se sa aktivë, ishim gjithë kohës në reagim pas asaj që ndodhte në fushë. Për mendimin tim, sot ishte regres i ekipit kombëtar”, tha Peço për :SuperSport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"