Ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës te Tirana? Nuhiu: Ja kur fola herën e fundit me drejtuesit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 20:15

Ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës te Tirana? Nuhiu: Ja kur fola herën e fundit me drejtuesit bardheblu

Gjatë ditës së djeshme u fol për një interesim dhe takim të Tiranës Ardian Nuhiut. Ama një fakt i tillë u mohua nga vetë trajneri shqiptar. I kontraktuar nga “Panorama Sport”, Nuhiu foli me respekt të madh për klubin më të titulluar në Shqipëri, por mohoi që tani të ketë pasur një takim.

nuhiu

“Në respekt të klubit më të titulluar në Shqipëri, mund të them që nuk kam pasur kontakte tani së fundmi me Tiranën. Kontakti i fundit që kam pasur me drejtuesit e Tiranës, daton para se trajneri Orges Shehi të rinovonte me ekipin. Kontakt tjetër nuk kam pasur. Ju falënderoj dhe i uroj më të mirat Tiranës”, tha shkurt Ardian Nuhiu për gazetën.

Trajneri vetëm para pak kohësh ka lënë ekipin e Shkëndijës. Nuhiu timonin e Shkëndijës e mori me datë 5 qershor të këtij viti, dhe e njëjta ishte e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2025. Megjithatë, pakënaqësitë e drejtuesve dhe tifozëve që skuadra e tyre e mbylli në pozitën e tretë, bënë që bashkëpunimi të përfundonte shumë më herët.

Nuhiu, Shkëndijën e udhëhoqi në gjithsej 20 ndeshje, duke regjistruar 11 fitore 5 barazime dhe 4 disfata. Me shkupjanin si kryetrajner, skuadra tetovare u eliminua që në raundin e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa gjithashtu ishte eliminuar edhe nga Kupa e Maqedonisë nga Rabotniçki, që në fazën e 1/8 së finales. Kujtojmë, Nuhiu para se të merrte drejtimin e Shkëndijës, udhëhoqi me mjaft sukses Dritën e Gjilanit nga Kosova, me të cilën skuadër ishte shpallur edhe kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"