Ish-sulmuesi i Naftëtarit rrëfen tmerrin në Kuçovë: Na u bë gjyq publik në kinema, terror nga sistemi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 13, 2018 | 14:56

Ish-sulmuesi i Naftëtarit rrëfen tmerrin në Kuçovë: Na u bë gjyq publik në kinema, terror nga sistemi

UVIL ZAJMI

Aleksanër Koçi, sulmuesi kryesor i Naftëtarit, ndër shënuesit e shquar të futbollit shqiptar, sot nga Greqia, ku jeton prej vitesh, i rikthehet ngjarjes dhe pas tri dekadash rrëfen versionin e tij për “Panorama Sport”.

Sandër, si do ta përmblidhnit atë ndeshje?

Një Dinamo e favorizuar ende pa u zhvilluar ndeshjet. Ardhja e Forcave të Rendit nga qytetet e tjera, krijimi një atmosfere të tillë, pastaj arbitrimi. Kujtoj që një orë para fillimit u mbyllën dyert dhe tifozët e zjarrtë që ishin përballë. Pasi Dinamo shënoi golin, i kam kërkuar arbitrit pse e përfundove lojën para kohe? Pastaj një terren që pushtohet nga njerëzit, loja ndërpritet, futbollistë, arbitra nën mbrojtjen e sampistave që futen në dhomat e zhveshjes…

aleksander koci

Më pas nisi një proces gjyqësor publik për të gjithë. Po me ju çfarë ndodhi?

Bashkë me shumë njerëz u arrestuan edhe futbollistë, midis tyre edhe unë. Gjyqi u zhvillua në sallën e kinemasë së qytetit, një proces i hapur dhe nën akuzë ishin kryesisht Halilaj, Ajet Dume, Gazmend Mema, S. Meta, R. Maksi, të cilët u dënuam me burgim. Ju kujtohet skuadra e asaj dite? Y. Vrusho, Hoxha, A. Dume, R. Makashi, M. Bonjaku, S. Meta, G. Gega, B. Fraholli, E. Voda, A. Meta dhe unë, A. Koçi. Trajner figuronte P. Angjeli, por skuadrën e drejtonte F. Deliallisi. Nuk luajtën për shkak të dënimeve nga ndeshja e parë, B. Dyli dhe K. Haxhiraj, ndërsa V. Skurro luante me Tomorrin, F. Xhyberi me Bylis, ndërkohë që A. Prifti dhe M. Korroveshi e kishin lënë.

naftetari dinamo 1 0






www.minuta90.com