Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajdutëve: Më kanë vjedhur 400 mijë paund, ju lutem më ndihmoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 16:01

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajdutëve: Më kanë vjedhur 400 mijë paund, ju lutem më ndihmoni

Rastet kur shtëpitë e futbollistëve bien pre e hajdutëve janë të shumta. Duke ditur pasurinë që kanë, shpesh herë hajdutët rrezikojnë edhe jetën e familjarëve të tyre dhe së fundmi, pre e tyre ka rënë ish-sulmuesi i Arsenalit, Benik Afobe.

afobe

Sulmuesi kongolez që aktivizohet në skuadrën e Hata Klub në Arabinë Saudite, ka publikuar së fundmi një rast kur shtëpia e nënës së tij është grabitur. Ai ka publikuar pasaportën e një vajze nga Rumania që ka punuar si pastruese në shtëpinë e nënës së tij në Angli, teksa raporton se ka vjedhur 400 mijë paund.

“Kjo grua ka vjedhur 400 mijë paund stoli të familjes sime në shtëpinë e nënës time kur po pastronte në Elstri. Nëse dikush e njeh, ju lutem më tregoni sa më shpejt”, shkruan futbollisti.

afobe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"