Ish-mesfushori i Romës: Lukaku jep gjithçka për ekipin, askush nuk duhet ta gjykojë për largimin nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 16:03

Ish-mesfushori i Romës: Lukaku jep gjithçka për ekipin, askush nuk duhet ta gjykojë për largimin nga Interi

Ish-mesfushori i Romës, Radja Naingolan ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku është ndalur pikërisht tek transferimi i Romelu Lukakut. Ai i ka thurur elozhe belgut si dhe e ka mbrojtur për mënyrën se si u largua nga Interi.

Radja Nainggolan: the latest in a long line of Chelsea FC midfield generals?

E ndoqa ardhjen e Romelu Lukakut te Roma dhe ishte emocionuese. Por mund t’ju them një gjë? Nëse do të kthehesha nesër do të kishte edhe më shumë tifozë sesa pashë në “Ciampino” të martën. Jam shumë i lumtur që ai është te Roma. Ai ka mentalitetin fitues, të një lojtari të madh. Një profesionist. E njoh shumë mirë, ai është një djalë i respektuar që jep gjithçka për ekipin. Nuk krijon probleme, është i fokusuar te grupi dhe te goli. Mos harroni se nëse Romelu ndihet i dashur, ai gjithmonë jep diçka shtesë. Ai duhet të ndjejë intensitetin, lidhja me mjedisin, me sheshin, me tifozët. Nëse ai e percepton ndjenjën, do të japë më të mirën në fushë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Roma është sheshi perfekt, ai është një nga sulmuesit më të fortë të viteve të fundit”. .

Largimi i Lukakut nga Interi– “Është e lehtë të gjykosh pa i ditur faktet. Nuk e di të vërtetën, ndaj preferoj të mos flas për të. Përkundrazi, këtu në Itali është gjithmonë e njëjta histori: bisedojnë, dëgjojnë, flasin… Atëherë askush nuk e di të vërtetën, nuk më pëlqen ajo që është thënë deri më tani për këtë çështje, as ajo që thonë që erdhi sepse nuk kishte oferta të tjera apo sepse nuk e donin. Përveç se askush nuk e di por edhe sikur të ishte? Futbolli është kështu dhe nuk do të kishte asgjë të keqe në fakt po ju them diccka më shumë: Ai do të argëtohet më shumë në një shesh si Roma se sa në sheshe të tjera disi të mërzitshme… Roma do t’i japë atij shumë dhe ai do t’i japë shumë tifozëve.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"