Ish-mbrojtësi i Flamurtarit pranë akordit me Kamzën, Ndreu largon disa lojtarë pas miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2017 | 12:09

Ish-mbrojtësi i Flamurtarit pranë akordit me Kamzën, Ndreu largon disa lojtarë pas miqësores

Kamza është në negociata me mbrojtësin kroat Ivan Fushtar. Burime të “Panorama Sport” në klubin kamzali treguan dje se drejtuesit janë pranë marrëveshjes me qendërmbrojtësin kroat, i cili ka luajtur dy sezone më parë te Flamurtari. Për herë të fundit, 27-vjeçari ka qenë pjesë e RNK Split në Kroaci. Bëhet fjalë për një mbrojtës cilësor, teksa mësohet se ka kërkuar një pagë prej 3 mijë eurosh në muaj.

ivan fushtar

Miqësorja

Kamza ka fituar minimalisht ndaj Ilirisë dje, në miqësoren e zhvilluar në Fushë-Krujë. Skuadra e sapongjitur në elitë e ka shfrytëzuar këtë test për të parë lojtarët e ardhur në provë, përfshi edhe dy rusë dhe një kosovar. E megjithatë, Ramadan Ndreu nuk ka mbetur i kënaqur dhe sidomos nga rusët që ka vendosur t’i largojë menjëherë.

Pjesa e parë pati raste nga të dyja kampet, por pa gola. Në fraksionin e dytë, të dy teknikët shfrytëzojnë kohën e mbetur për të parë dhe lojtarët e tjerë që kishin në dispozicion. Te Kamza futet Fukui, rusët Simonov dhe Matsukov e kosovari Mustafa si dhe lojtarët e tjerë. Po kështu pati edhe në kampin tjetër. Në të 55-ën Kurti del i vetëm përballë Halilit, por portieri neutralizon rrezikun.

iliria kamza

Në të njëjtën lartësi tregohet edhe portieri i sapofutur Ziri, pas tentativës së Lames. Kur dukej sikur do mbyllej pa gola, në të 75-ën zhbllokohen shifrat. Aksion i kamzalinjve dhe faull diagonal me portën jashtë zonës. Ekzekuton me mjeshtëri Lame dhe Ymeri zhytet bukur me kokë duke e mposhtur portierin Ziri. Minutat e mëvonshme nuk dhanë ndonjë mundësi për shënim nga asnjëra skuadër.

Ramadan Ndreu për mediat u shpreh: “Ky test na shërbeu për të parë gjendjen e grupit, por edhe për të parë lojtarët e vetofruar, siç ishin dy rusët, apo dhe ndonjë lojtar tjetër, por që nuk dhanë atë që ne presim. Kështu që ne do t’i largojmë ata”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"