Inzagin nuk e shqetëson mungesa e Çalhanollu: Kam Asllanin, do na duhen të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 21:43

Inzagin nuk e shqetëson mungesa e Çalhanollu: Kam Asllanin, do na duhen të gjithë

Dëmtimet e pësuara nga futbollistët e ndryshëm të interit nuk e shqetësojnë shumë Simone Inzagin.  Trajneri i Interit, duke folur sot para mediave në vigjilje të ndeshjes ndaj Fiorentinës të kësaj të shtune, ka pranuar se do të kthejë sytë nga Kristjan Asllani, i cili deri tanë është aktivizuar me pikatore nga tekniku i zikaltërve.

inzagi asllani

“Kemi humbur Çalhanollu, por me kaq shumë ndeshje, ekziston ky rrezik. Na mbeten edhe stërvitjet e këtyre dy ditëve. Por me siguri, përtej Çalhanollu, nuk do të jetë as Skrinjar e më shumë mundësi as Dimarko. Por ne mendojmë për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentiëns dhe është e kotë që të shohim atë që ka kaluar.

Ne e dimë rëndësinë që ka Çalhanollu për ekipin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për Skrinjar dhe Dimarko. Po i monitorojmë çdo ditë bashkë me stafin mjekësor. Do të mundohemi t’i rikuperojmë në kohën më të shkurtër të mundshme pasi kemi nevojë për të gjithë mes kaq shumë ndeshjesh për t’u luajtur. Por e dimë që në atë rol kemi Brozoviç i cili është kthyer shumë në formë nga kombëtarja dhe Asllanin. Do të kem nevojë për të gjithë”, tha trajneri i Interit sot para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"