“Interi e meritoi titullin”, Enriko Kieza zhvlerëson “Zonjën”: Roli i Federikos është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 22:08

“Interi e meritoi titullin”, Enriko Kieza zhvlerëson “Zonjën”: Roli i Federikos është…

Federiko Kieza nuk po kalon një moment shumë të mirë, duke qenë se pas operacionit forma e tij nuk ka qenë asnjëherë mahnitëse dhe ai ka nisur që të humbë pikë, qoftë në sytë e Alegrit, të drejtuesve, por mbi të gjitha edhe të tifozëve, disa prej të cilëve kanë nisur edhe ta vërshëllejnë. Për situatën aktuale ka ndërhyrë babai i tij, ishbomberi Enriko Kieza, i cili për “SportItalia” ka nënvizuar:

Immagine-2021-07-09-160832

“Kieza besoj se është rritur tashmë, ndonëse unë kam një parim që, për t’u bërë futbollist mund të kesh të gjitha cilësitë teknike të botës, por nëse nuk mëson që të sillesh në mënyrë korrekte brenda dhe jashtë fushe nuk do ia dalësh kurrë.

Dhe besoj se Federiko po e tregon se është një djalë i mbarë dhe i zoti. Për të pasur sukses në sport nevojitet ekuilibër në jetë, ndonëse ekuilibrin e duhur duhet të ta japë edhe ambienti që të rrethon, njerëzit që të qëndrojnë përreth… Cili është roli i tij? Ndoshta ju gazetarët e dini më mirë edhe sesa unë… Por unë nuk bëj trajnerin… Jam një vëzhgues!

Dhe për respekt të roleve që të gjithë ndajmë në jetë e në sport nuk do keni shansin që të dini mendimin tim dhe nuk hyj aspak në këtë argument”. Lidhur me faktin se Juventusi dhe djali i tij dolën shumë shpejt nga mundësia për të luftuar për titullin, i ati i Kiezës vë duart përpara: “A më ngjan Federiko? Mendoj se për nga forca e madhe fizike që ka po. Dhe këtë forcë besoj e tregon në ndeshjet e mëdha, siç bëri kur fitoi Europianin.

Titulli shkoi shpejt tek Interi? Në fund, vlerat dhe meritat shpërblehen gjithmonë dhe mendoj se Interi e ka treguar përpara të gjithëve se është aty ku ndodhet me meritë. Juventusi, apo kushdo tjetër tentoi që ta ndiqte, por në fund do të fitojë Interi, sepse i ka bërë të gjitha gjërat më mirë sesa të tjerat”, përfundoi Enriko Kieza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"