Idrizi: Apeloj vendimin, FSHF nuk më largon dot, pres provat e Etikës për Likën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2015 | 11:28

Idrizi: Apeloj vendimin, FSHF nuk më largon dot, pres provat e Etikës për Likën

Sinan IdriziSinan Idrizi do të apelojë vendimin e Komisionit të Etikës për pezullimin e tij me 3 muaj nga aktivitetet futbollistike. Lajmin e ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” vetë kreu i klubit vlonjat, i cili theksoi se është mjaft i zhgënjyer nga FSHF, ndërsa nuk ka lënë pas as ironitë në lidhje me këtë çështje.

“Do ta apeloj vendimin që u mor ndaj meje. Do t’u them: ju lutem zotërinj, më lejoni të futem në stadium! Unë nuk e lë me kaq as këtë çështje”, është shprehur fillimisht Idrizi. Administratori i Flamurtarit, gjatë bisedës për gazetën, ka treguar se avokatët e tij janë duke mbledhur të gjitha materialet përkatëse në drejtim të hetimit të kësaj çështjeje…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës ‘Panorama Sport”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"