“Ia këshillova Mançester Sitit”, ish-trajneri i Van Dijk zbulon se përse holandezi nuk u transferua te “Qytetarët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 20:20

“Ia këshillova Mançester Sitit”, ish-trajneri i Van Dijk zbulon se përse holandezi nuk u transferua te “Qytetarët”

Mançester Siti ka refuzuar që të transferojë Virxhil Van Dajkun në “Etihad” 2.5 vite përpara se gjiganti holandez i mbrojtjes të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori pas blerjes nga Liverpuli për 75 milionë sterlina.
celtic

Prapaskenën e zbulon Roni Deila, ish-trajneri i Sëlltikut: “A pata kontakte me Sitin? Po. Ua këshillova se duhet ta transferonin. Ata thanë: ‘OK, më thoni se cila është ndeshja më e mirë e tij në Europë dhe do ta shohim’. Nuk mund t’ua thosha dot këtë, sepse ai nuk kishte luajtur asnjë ndeshje të mirë atëherë. Ai ishte dominues në Skoci, por ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Interit në Milano. Ai ishte një test i rëndësishëm. Mendoj se nëse do të kishte qenë fantastik në atë ndeshje, atëherë do të ishte shitur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"