“I zbuluar nga Milani, mund të luante për 4 kombëtare”, Lila iu prezanton tifozëve… Edon Zhegrovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 12:17

“I zbuluar nga Milani, mund të luante për 4 kombëtare”, Lila iu prezanton tifozëve… Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova bëri një hap të madh në karrierën e tij, teksa u transferua te kampionët e Lilës nga skuadra e Bazelit.

mercato_arriv_e_edon_zhegrova_dsc00558-1536x1024 (1)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, firmosi kontratën me skuadrën kampione në fuqi të Francës, duke u bërë pjesë e ekipit që theu hegjemoninë e titujve të PSG-së, teksa në Champions do të përballet me Çelsin, në një duel ëndrrash për shqiptarin e Kosovës.

Klubi kampion i Francës i ka dhënë hapësirë të madhe në faqen zyrtare, transferimit të Zhegrovës, duke iu prezantuar tifozëve, 7 faktet interesanet që duhet të dinë për talentin 22-vjeçar. Në 7 faktet e publikuara nga klubi i Lilës, spikat mundësia për të luajtur me 4 kombëtare si dhe përzgjedhja nga Milani kur ai ishte 12-vjeç.

MUND TË KISHTE LUAJTUR PËR 4 KOMBËTARE

Zhegrova ka lindur në Gjermani, ndërsa prindërit e tij vendosën të kthehen e të jetojnë në Kosovë. Ai mund të vishte veshë fanellën e Gjermanisë nëse do të ftohej. Edoni po ashtu e kishte mundësinë të luante për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, shtet në të cilin shkoi si 15-vjeçar bashkë me familjen. Por djalosh i ri vendosi të përfaqësojë vendin prej nga e ka origjinën. Më 24 mars të vitit 2018 luajti për herë të parë për Kosovën. Deri tani i ka 24 paraqitje dhe dy gola.

U ZBULUA NGA MILANI NË MOSHËN 12-VJEÇARE

Në vitin 2012, Milani e organizoi kampin për të rinj “Milan Junior Camp” në Prishtinë, me synimin për të gjetur talente. Qindra fëmijë ishin të pranishëm, ndërsa kuqezinjtë  zgjodhën dhjetë më të mirët për “Milan Day”, që u mbajt muaj më vonë në San Siro, bashkë me talente nga 40 shtete. Edon Zhegrova ishte gjithashtu pjesë e listës së futbollistëve që u përzgjodhën si më të talentuarit.

DY TITUJ TË FITUARA NË TË NJËJTIN VIT, NË DY VENDE TË NDRYSHME

Zhegrova fitoi dy trofe brenda një viti, në dy shtete të ndryshme. Ai kampionatin e Belgjikës, , me skuadrën e Genk  në vitin 2019. Në janar të vitit 2019 kishte kaluar te skuadra e Bazelit. Në shkurt të vitit 2019 luajti në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, por jo në finale. Bazeli e fitoi Kupën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"