I vendosi “kyçin” portës ndaj Gjermanisë U-21, portieri i Tiranës: Ju tregoj si i ndala lojtarët që luajnë në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 22:12

I vendosi “kyçin” portës ndaj Gjermanisë U-21, portieri i Tiranës: Ju tregoj si i ndala lojtarët që luajnë në Bundesligë

Portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu, zhvilloi një paraqitje madhështore me Kosovën U-21 në barazimi pa gola në transfertë ndaj Gjermanisë U-21.  

ABDULLAHU

“Panzerat” e rinj e dominuan ndeshjen sa u takon rasteve të krijuara, por nuk arritën të shënonin gol, falë ndërhyrjeve shpëtimtare të portierit shtatlart të Tiranës. 

Në një pronocim të dhënë së fundmi për “Koha.net”, gardiani nga Llapi, ka rrëfyer emocionet e kësaj përballjeje duke u shprehur:  

“Kemi pasur paraqitje shumë të mirë, ekipi dhe unë personalisht. Kemi shkuar në Gjermani për ta marrë pikë dhe ia dolëm. Kjo ka qenë e rëndësishme për grupin. Kemi rezultate të mira në këto dy ndeshje dhe besoj se do të vazhdojmë edhe më mirë. 

Synojmë të fitojmë sa më shumë pikë dhe t’u tregojmë edhe të tjera që jemi Kosova dhe mund të bëjmë më shumë se që mendojnë kundërshtarët. Do të mundohemi të ngjitemi sa më lart. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe asgjë nuk është e pamundur. Synojmë të kapim diçka. 

Kam qenë i motivuar pasi të gjithë e dimë kush është Gjermania. Por fokusi im ka qenë 100 për qind në çdo lëvizje të tyre, pasi dinë të ndëshkojnë nga secili moment apo kënd. Janë lojtarë që luajnë në Bundesligë. Të gjithë kemi qenë të fokusuar te kjo ndeshje dhe besoj se ia kemi arritur qëllimit. 

Kur i shohim ngjyrat e flamurit tonë dhe kur e dimë që përfaqësojmë vendin tonë, motivi është shumë i madh. Nuk ka dallim kundër kujt luajmë, ndonëse edhe për ekipet tona japim maksimumin. Por paraqitja me fanellën e shtetit është tjetër ndjenjë”, u shpreh Abdullahu.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"