“I shpejtë sa Uoker”, ylli i Çelsit i “thur” elozhe Armando Brojës: Ai gjithashtu është edhe më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 22:04

“I shpejtë sa Uoker”, ylli i Çelsit i “thur” elozhe Armando Brojës: Ai gjithashtu është edhe më…

Armando Broja nuk po kalon një periudhë të mirë te Fulhem, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që po aktivizohet shumë pak minuta dhe që pritet gjithashtu të rikthehet te Çelsi në fund të sezonit.

sterling broja

Gjithsesi elozhet për të nga shoku i tij i skuadrës, Rahim Sterling, nuk mungojnë, me sulmuesin anglez që e cilësoi 22-vjeçarin shqiptar si një nga lojtarët më të shpejtë që ka luajtur, po aq sa Kajëll Uoker.

“Më të shpejtët? Leroi Sane ose Armando Broja. Mendoj se Armandon do ta vendosja në të njëjtin nivel me Kajëll (Uoker) si më të shpejtët”, u shpreh Sterling.

Gjithashtu sulmuesi i Çelsit u pyet se kush është lojtari më gazmor te “Blutë”, duke ja dhënë këtë cilësi sërish Brojës.

“Armando, por ai sapo iku. Por padyshim që ai është më gazmori”, tha Sterling.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"