I shënoi dy gola Egnatias, Frenklin: Skënderbeu është i fortë, luftoj për fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 9:50

I shënoi dy gola Egnatias, Frenklin: Skënderbeu është i fortë, luftoj për fanellën

Sa herë Frenklin Ahanonu shënon, Skënderbeu gëzon tri pikët. Kjo ka ndodhur në pesë nga gjashtë herët e fundit.

Frenklin

Sulmuesi ganez është kthyer pika mbështetëse e korçarëve dhe dygolëshi i tij këtë fundjavë, i dhuroi Skënderbeut një triumf ndaj Egnatias kryesuese. Duke folur për “Panorama Sport”, Frenklin shprehet: “Jam shumë i kënaqur për golat e shënuar në këtë takim dhe mbi të gjitha për fitoren e arritur në ndeshjen e së shtunës. Bëmë ndeshjen më të mirë të mundshme duke parë edhe kundërshtarin që kishim përpara. Një pjesë e parë shumë e mirë dhe më pas menaxhuam gjithçka si duhet. Dy golat që shënova janë një lajm shumë i mirë pas dëmtimit të pësuar dhe mund të them se kam kaluar gjithçka dhe jam gati të luftoj për këtë fanellë. Treguam se kemi shumë cilësi dhe potencial për të shprehur dhe e bëmë më së miri në këtë ndeshje. Kemi disa javë që po prodhojmë shumë futboll të bukur, por për fat të mirë këtë herë na u shpërblye me këtë fitore”.

DEDIKIMI- Frenklin po ashtu tregoi edhe se kujt i dedikohen golat e shënuar kundër Egnatias: “Golat shkojnë për familjen time dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë në këtë sezon. Jemi një grup shumë kompakt dhe kjo na bën akoma edhe më të fortë”, përfundoi ganezi.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"