I pirë edhe në parket, ja rrëfimi i ikonës së basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 16:49

I pirë edhe në parket, ja rrëfimi i ikonës së basketbollit

Një nga ikonat e basketbollit në vitet ‘80-’90, Çarls Barkli, ka treguar një nga episodet më të çuditshëm të karrierës së tij. Ngjarja lidhet me një kalim të mundshëm që basketbollisti mund të bënte te Lejkërs në fund të viteve ’80 gjatë kohës kur luante për Filadelfian.

jordan-barkley-friendship-ended-reason-read-b6374cb0-8c50-436e-8fa3-f865e251c270

Menaxheri i tij e kishte lajmëruar se Lejkërsat kishin interes për të dhe se arritja e një marrëveshjeje ishte shumë afër. “Isha shumë i lumtur nga ky lajm dhe vendosa të dilja dhe të festoja me shokët. E tepruam me pijen“. Por situata nuk do të shkonte dhe aq mirë.

Pak orë më vonë, menaxheri i tij do t’i telefononte sërish për t’i thënë se marrëveshja ishte ndërprerë pasi Filadelfia ishte tërhequr. “U mërzita, ndërkohë që isha edhe i pirë. Pas pak orësh duhej të isha në parket për ndeshjen e radhës. E luajta atë ndeshje i pirë, por nuk kujtoj asgjë nga ajo ndeshje edhe sot. Nuk di se çfarë kam bërë në atë takim”, ka rrëfyer Barkli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"