I mjaftoi vetëm 1 minutë për të shënuar me fanellën e Realit/ Kush është djali i taksistit që ngazëlleu Perezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 21:59

I mjaftoi vetëm 1 minutë për të shënuar me fanellën e Realit/ Kush është djali i taksistit që ngazëlleu Perezin

Një nga kritikat me të cilat është përballur trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka të bëjë me mosbesimin te lojtarët e akademisë së klubit. Por italiani duket se i ka hedhur poshtë këto kritika dhe shembulli më i fundit ka ardhur të mërkurën nga Botërori i Klubeve.

arribas perez

Në gjysmëfinalen e fituar kundër Al-Ahlit (1- 4) protagonist ka qenë edhe talenti i dalë nga akademia e “Los Blancos”, Serxho Arribas. Sulmuesi është hedhur në fushë nga Ançeloti në fundin e takimit, duke zëvendësuar Viniciusin. Dhe atij i kanë mjaftuar vetëm 28 sekonda për të shënuar golin e tij të parë me “Los Blancos”. Kaq ka mjaftuar që tifozët madrilenë të ndizen, teksa mediat e Madridit i kanë kushtuar jo pak vëmendje atij që cilësohet talenti i dalë nga një familje e thjeshtë, me të atin taksist.

Madje edhe televizioni i klubit i ka kushtuar vëmendje atij, teksa ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes, ku ai është takuar me presidentin Perez, i cili nuk e ka kursyer batutën me të. “Djalosh, vetëm një minutë për të shënuar, vetëm një top”, ka qenë fjala e Perezit për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"