“I kërkoj falje gruas”, Dani Alvesh jep intervistën e parë në burg: A mund të flesh e qetë? Ja e vërteta e asaj nate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 14:51

“I kërkoj falje gruas”, Dani Alvesh jep intervistën e parë në burg: A mund të flesh e qetë? Ja e vërteta e asaj nate

Dani Alvesh ndodhet prej kohësh në burg për shkak të akuzave për përdhunim. Megjithëse ende nuk është faktuar asgjë, ish-futbollisti i Barcelonës po vuan dënimin prej muajsh edhe pse ai është i bindur që nuk ka bërë asnjë shkelje dhe asnjë përdhunim.

alvesh

Nga burgu, Dani Alvesh ka dhënë intervistën e tij të parë duke zbardhur të vërtetën sipas tij. Ai ka sqaruar edhe të gjitha arsyet se pse e jep këtë intervistë duke shtuar se është i pafajshëm.

“Nuk e di nëse ajo e ka ndërgjegjen e pastër dhe e bën gjumin e qetë. Gjithsesi, unë e kam falur. Mendoj se është dikush që i ka dhënë këshilla të gabuara, që e ka bërë të pendohet dhe tashmë nuk mund të kthehet pas sepse nuk mund të dalë më nga rrëmuja që më ka futur mua dhe që ka futur edhe veten. Por i bëj thirrje ndërgjegjes suaj! Nuk ka asnjë natë që unë fle i qetë, asnjë natë të vetme por jam me ndërgjegje të pastër. Kurrë nuk kam lënduar askënd, madje as atë.

E vërteta? Vendosa ta jap këtë intervistë, të parën për mua që t’i jap mundësi njerëzve për të mësuar të vërtetën. Rreth meje është shpalosur një histori tmerri dhe terrori por që nuk ka lidhje fare me atë që ka ndodhur. Unë shkova pas saj e madje nuk e mbylla as derën e tualetit. Dera ka qenë hapur gjatë gjithë kohës dhe ajo mund të largohej sepse unë isha i ulur. Nuk e kam ndaluar.

Falje? Ka vetëm një person të cilit dua t’i kërkoj falje edhe ajo është gruaja ime, Joana Sanz”, shprehet Dani Alvesh në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"