I dhuroi fitoren Skënderbeut ndaj Erzenit, Frenklin Ahanonu: Nuk ndalem me kaq, shpresoj të vazhdojmë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 16:51

I dhuroi fitoren Skënderbeut ndaj Erzenit, Frenklin Ahanonu: Nuk ndalem me kaq, shpresoj të vazhdojmë kështu

Frenklin Ahanonu është kthyer në liderin e Skënderbeut në javët e fundit. Sulmuesi nigerian ka shënuar katër gola, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit bardhekuq. Në bisedën për “Panorama Sport”, ai tregoi momentin fantastik që po kalon, si dhe besimin që ka për të bërë edhe më mirë në vazhdim.

GFDHG

“Ky ishte goli i katërt sezonal për mua dhe kjo është shumë pozitive. Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe jam gjithmonë i motivuar në kontributin ndaj ekipit. E gjithë skuadra ishte fantastike. Jemi një grup shumë i mirë dhe mbi të gjitha mbizotëron harmonia e disiplina, profesionistë të vërtetë. Po kaloj formë të mirë dhe kjo është më e rëndësishme për mua në këtë moment. Shpresoj që kjo ecuri pozitive të vijojë gjatë dhe të mos ndalem së shënuari dhe së ndihmuari ekipin. Elementi më i rëndësishëm përkon me fitoren dhe ne si grupi ia dolëm. Takim i fortë dhe fitorja vlen shumë në të tilla ballafaqime. Tani jemi më të qetë pasi kemi krijuar një distancë të konsiderueshme nga ekipet e tjera që janë poshtë nesh. Por duhet të vazhdojmë kështu. Çdo ndeshje për ne është si një finale deri në fund të sezonit”, ka thënë Frenklin pas golit të fundit ndaj Erzenit, i cili u dhuroi fitoren korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"