Hysaj shënon pas dy vitesh, por Empoli mundet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2014 | 9:59

Hysaj shënon pas dy vitesh, por Empoli mundet

HysajElseid Hysaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Empolit (i pari në gjithë karrierën e tij të shkurtër futbollistike). Edhe pse luan prej dy sezonesh si titullar i rregullt te kjo skuadër si mbrojtës, shkodrani e ka pasur të pamundur që t’i afrohet shumë portave kundërshtare. Por jo mbrëmë. Në ndeshjen ndaj Lançianos në transfertë, lojtarit të Kombëtares shqiptare iu deshën vetëm 4 minuta për ta kaluar Empolin në avantazh. Pas një pasimi në hyrje të zonës, mbrojtësi “gjarpëroi” mes dy-tre kundërshtarëve, duke lëshuar një të majtë e cila u ndal në trekëndëshin e portës së skuadrës vendëse. Ky gol nuk i mjaftoi Empolit që u mund 2-1 nga ekipi i Lançianos. Humbje pësoi edhe Bari i Çanit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në të 74′ në këtë duel të fituar nga Latina, 0-1. Ndërkohë që Karpi i Memushajt (luajti të tërë 90′) barazoi 2-2 me Modenën në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"