Hysaj drejt divorcit në fund të sezonit, Napoli “i jep duart” dhe gjen zëvendësuesin e shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 8:22

Hysaj drejt divorcit në fund të sezonit, Napoli “i jep duart” dhe gjen zëvendësuesin e shqiptarit

Elseid Hysajn dhe Napolin i mban bashkë vetëm pjesa e mbetur e sezonit. Mes mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe skuadrës napolitane, pritet që në verë të ketë një “divorc” dhe rrugët e tyre të ndahen.

Hysaj

Së fundmi, si për të nënkuptuar edhe më shumë ndarjen mes palëve, mediat pranë skuadrës italiane kanë nisur që të publikojnë emrat e rinj që pritet të afrohen në skuadër në rolin e mbrojtësit të djathtë. Manuel Lazari, mbrojtësi i SPAL, duket se është i përzgjedhuri i presidentit De Laurentis dhe i drejtorit Kristiano Gintoli.

Për këtë të fundit, vetë presidenti i SPAL ka folur duke bërë me dije edhe shifrën që nevojitet për kartonin e tij. “De Laurentis nuk na ka ofruar asgjë deri tani. Vlera? Paratë kërkohen kur bëhet fjalë për një tratativë të vërtetë, mirëpo le të themi mes 20-25 milionë eurosh, për sa kohë që Juventus e vlerëson një si Kanselo të paktën 60 milionë euro”, ka deklaruar Simone Kolombarini, presidenti i SPAL.

hysaj

Mbrojtësi shqiptar nuk po e gjen më veten në planet e Ançelotit, ndaj edhe largimi i tij është më shumë se një hipotezë. Së fundmi, Interi ka qenë një nga pistat e bëra publike për të ardhmen e futbollistit shkodran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"