Humbja me 85 pikë diferencë, trajneri i Kombëtares: Ruset ishin shtatlarta dhe nuk përballoheshin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 15:54

Humbja me 85 pikë diferencë, trajneri i Kombëtares: Ruset ishin shtatlarta dhe nuk përballoheshin!

Trajneri i kombëtares sonë, Viron Toska, u shpreh se jo vetëm ndihej keq me këtë rezultat, por edhe nuk pritej një humbje kaq e thellë.

basketboll shqiperi rusi

“Ishte e pritshme një humbje nga ruset, por jo në të tilla përmasa. Ne e kishim përgatitur për të bërë një paraqitje më të mirë, por vajzat nuk i kanë zbatuar detyrat siç duhej. Kemi gabuar shumë në disa drejtime dhe shpresojmë që ato të ndreqen gjatë përgatitjeve për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

Na duhet një lojtare shtalarte të cilën ne nuk e kishim, pasi ruset ishin shtatlarta dhe nuk përballoheshin. Kjo ishte një nga mangësitë tona, por shpresojmë që të tilla defekte t’i korrigjojmë në ndeshjet e radhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"