Humbja e thellë kundër Partizanit, Deliallisi: Luftojmë deri në fund, ja për çfarë më vjen më shumë keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 16:27

Humbja e thellë kundër Partizanit, Deliallisi: Luftojmë deri në fund, ja për çfarë më vjen më shumë keq

Erzeni u mposht nga Partizani me rezultatin e thellë 0-4. Pas sfidës foli vetë trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi.

deliallisi

“E filluam ndeshjen shumë mirë siç the ti, në momentin që nuk shënon të del një episod nga hiçi jemi të brishtë se si i pësojmë gola. Ndeshja bëhet më e vështirë normale është Partizani kampione në fuqi, Deri kur pësuam golin e parë ishim mirë, por pastaj patëm rast, por pësuam sërish. S’ duhet të dorëzohemi të luftojmë dhe të përmirësojmë gabimet. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë, kemi 9 ndeshje 9 finale deri në fund. Nuk doja ti përmendja mungesat sepse sdoja të justifikohesha në momentin që nuk janë nuk është se i kishim analizuar kundërshtari, Osmanllari Sadiki dhe Peposhi janë shumë të rëndësishëm.

Ne kemi një filozofi loje që luajmë futboll krijojmë raste ne dalim me ide dhe me atë që punojmë, më shqetëson fakti si i pësojmë golat kundërshtari s’vuan fare, na i shënon me lehtësi, sduhet të dorëzohemi dhe të luftojmë luajmë gjthccka për gjithçka me rivalin e radhës.

Unë mendoj që nuk ndikoj fare ishim në zotërim të topit, por nuk arritëm të finalizonim ne krijojmë jashtëzakonisht shumë raste me shqetëson dhe ana difensive. Kundërshtari na priste me kundërsulm dhe i shkoi për shtat kjo strategji”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"