Humbi shumë raste, por i dha fitoren ekipit, lojtari i Besëlidhjes justifikohet: E patën fajin këpucët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 23:46

Humbi shumë raste, por i dha fitoren ekipit, lojtari i Besëlidhjes justifikohet: E patën fajin këpucët

Besëlidhja mori fitoren e radhës ndaj Tërbunit, duke iu afruar kreut që mbahet nga Kastrioti në 4 pikë. Lezhjanët fituan më parë 3-0 me Partizanin në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ndaj pukjanëve me vështirësi e gjetën golin, ndoshta duke e marrë disi lehtë, por rëndësi kishte fitorja. Si në shumë ndeshje, Besëlidhja humbi shumë raste ndaj Tërbunit, një ndeshje që duhet të mbyllej me një fitore të thellë.

milan-gjorgjevic

Milan Gjorgjeviç, mesfushori që me golin e tij i dhuroi 3 pikët Besëlidhjes, kishte shumë raste të tjera, por pa mundur t’i finalizonte.

Për “Panorama Sport”, 34-vjeçari tregon kënaqësinë e golit të fitores dhe nervozizmin e penalltisë së mohuar.

Ndeshja – Besëlidhja e vërtetë është ajo u pa ndaj Partizanit në Kupë. Ndonëse në ndeshjet e Kupës deri tani jemi paraqitur dinjitozë, objektiv madhor kemi kampionatin, pasi duam që në fund të këtij sezoni ta rikthejmë Besëlidhjen në Superiore, aty ku e meriton. Pas ndeshjes me Partizanin u ndeshëm me Tërbunin në kampionat, një ndeshje që e vlerësuam aq sa i takonte kundërshtarit dhe e fituam atë. Po, fituam minimalisht, por rëndësi kishin tri pikët dhe kënaqësi është që nuk pësuam. Ndaj Tërbunit e dominuam ndeshjen gjatë gjithë kohës me lojë dhe shumë raste, por vetëm njëri u finalizua dhe për këtë jam mjaft i lumtur që pas shumë përpjekjesh shënova. Duhej të shënonim që në pjesën e parë, por na u mohua një penallti e pastër që, të them të drejtën, na demoralizoi. Më pas u bëmë nervozë dhe kjo ndikoi negativisht në rastet para portës kundërshtare. Ishte një penallti 100% e sigurt. Pas pushimit u relaksuam fizikisht, por falë Zotit edhe nervozizmin e ulëm dhe e ndryshuam pozitivisht lojën, duke shënuar”, thotë fillimisht Gjorgjeviç.

Beselidhja

Këpucët – Kam humbur shumë raste, nuk e di pse, gjithsesi fajësova këpucët dhe i ndërrova. Rezultoi e suksesshme, ndaj nuk i kam “akuzuar” kot. Tani po mendojmë për dy sfidat e radhës që i kemi një për Kupë ndaj Partizanit dhe ndaj Burrelit për kampionat. Të dyja këto sfida dëshirojmë t’i kalojmë me sukses dhe do t’ia dalim, për këtë jam i sigurt. Këtë fundjavë e kemi pushim, por do të stërvitemi intensivisht për të realizuar objektivat që përmenda më lart. Golin ia dedikoj familjes sime që e kam larg dhe që e dua shumë”, shprehet në fund lojtari serb.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"