“Humbëm dy pikë sot”, Martini pas barazimit me Kukësin: Patëm rastet tona, ja pse nuk shënuan lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 15:54

“Humbëm dy pikë sot”, Martini pas barazimit me Kukësin: Patëm rastet tona, ja pse nuk shënuan lojtarët

Teuta mori një barazim në transfertë me Kukësin në sfidën e javës së 15-të të Superiores. Gjithsesi, për trajnerin Edi Martini, ky barazim ishte si dy pikë të humbura, pasi skuadra e tij i pati rastet por nuk mundi të shënonte dhe kjo për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të lojtarëve.

bandicam 2023-12-03 15-49-06-082

“Humbëm dy pikë mendoj unë, sepse kishim gjithë ato mundësi, luajtëm me shpirt. Patëm rastet tona, duhet të shënonim. Kur duhen me patjetër pikët, atëherë s’mundesh t’i marrësh. Gjithsesi kemi ndeshjet e tjera.

Patjetër që do të kërkojmë të kemi një lojtar goli. Kemi probleme me qarkullimin e topit. Po mundohemi të luajmë vetëm në luftën 1 kundër 1. Gjithsesi thash, ngarkesa psikologjike bëri që të mos shënonim sot.

Kryesorja është gjendja psikologjike. Edhe unë jam nën presionin e pikëve. Kisha frikë sepse mund të kisha prapë dëmtime. Vinim mbas disa ndeshjeve negative dhe nuk duhet ta humbnim këtë. S’duhet të ngutemi”, u shpreh Martini për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"